
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, analizoi në emisionin Review në Euronews Albania, armën me të cilën Sokol Mjacaj kreu të premten ekzekutimin e Arben Lleshit në burgun e Peqinit.
Prençi tha se zgjedhja e një pistoletë me mulli të shtyn të besosh fort drejt pistës se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Ai tha se pistoleta të tilla janë të pagabueshme nbë realizimin e qëllimit, pasi nuk bllokohen kurrë.
“Kjo armë është mjaft e sigurt për të realizuar qëllimin që ke. Sepse nëse pistoletat e tjera bllokohen, kjo armë nuk bllokohet. Kjo më përforcon bindjen që mund të jetë e porositur si vrasje. Pasi nëse bllokohet një plumb shkon te tjetri dhe nuk dështon në objektiv. Është ngajrje e rëndë. Analiza paraprake tregon se ka një krisje në sistemin e sigurisë së këtij burgu. Në sistemet e sigurisë së burgjeve ndërthuren dhe veprojnë dy elementë, elementi njerëzor dhe ai teknologjik. Kjo krisje e sistemit të sigurisë ka çuar në futjen e kësaj arme”, tha ai.
Lini një Përgjigje