TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 13:02

"Iku pa na thënë asnjë fjalë", vajza e Naun Shundit ndan dhimbjen për humbjen e babait: E hëngri kanceri nga brenda

Shkruar nga Pamfleti
"Iku pa na thënë asnjë fjalë", vajza e Naun
Vajza e Naun Shundit

Me zërin që i dridhej nga dhimbja dhe sytë e mbushur me lot, vajza e aktorit të mirënjohur Naun Shundi foli pas ndarjes nga jeta të të atit, duke ndarë një mesazh të fortë emocional dhe plot mall për figurën e tij.

“Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit,” tha ajo, duke theksuar se aktori e kishte të pamundur të largohej nga skena, edhe në ditët më të vështira të sëmundjes.

Në rrëfimin e saj prekës, ajo shtoi: “Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi.”

 

naun shundi

Lini një Përgjigje