TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 22:36

I pari në vendin e krimit, Karanxha tregon detaje nga hetimet për “21 Janarin”: Provat u mblodhën, problem urdhrat e ndalimit

Shkruar nga Pamfleti

I pari në vendin e krimit, Karanxha tregon detaje nga hetimet për

Ish- prokurori Ervin Karanxha ka dhënë detaje nga hetimet për “21 Janarin”. Ai ka qenë prokuror që është marrë me këtë rast dhe ka kryer veprimet e para hetimore.  Ai tregoi në “A2Cnn” se ka mbledhur armët dhe gëzhojat në vendin e krimit.

Ditën e ngjarjes unë kam qenë prokuror që bëra veprimet e para hetimore, jemi ndarë më sektorë bënë këqyrjen. Pati një prononcim publik të ish-ministrit të ndjerë Olldashi që një Mercedez Benz ka pasur lëndë plasëse, bëmë këqyrjen dhe rezultoi që nuk kishte lëndë plasëse, por lëndë drusore. Nuk kishte lidhje fare. Mora detyrën që të merrja armët e grupit të zjarrit. Ishte një vendim sekuestro. Shkuam te komando e gardës”, u shpreh ai

Sipas ish-prokurorit Karanxha probleme ka pasur me urdhrat e ndalimit. Ai tha s eprovat u mblodhën konform ligjit.

Vepra penale e vrasjes ka ndodhur me fishekë të kalibrit 9. Ka patur dhe gëzhoja kallashnikovi 7.62. Një nga prokurorët që ishte te viktima na informoi se predhat e gjetura janë të kalibrit 9. Ne kemi qenë shumë korrekt dhe pjesa më e madhe e gëzhojave janë gjetur. Armët e pjesëtarëve të grupit të zjarrit janë gjetur. Probleme ka pasur me urdhrat e ndalimit, nuk ka pasur problem me marrjen e provave”, tha ai.

Për ish-ministrin e Rendit Bajram Yzeiraj problemi në lidhje me këtë çështje qëndron në ndryshimin e akuzës në shkallët e gjyqësorit.

Përplasja prokurori-gjykatë. Prokuroria me të metat e veta e ka çuar vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Pse e ndryshoi sistemi gjyqësor shkallë të parë, apel, të lartë  dhe cilat janë argumentet që e ktheu në vrasje nga pakujdesia”, tha ai.

Lini një Përgjigje