TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 21:46

"Njëri prej atentatorëve me eksperiencë disavjeçare", gazetari analizon lëvizjet e autorëve të vrasjes në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

"Njëri prej atentatorëve me eksperiencë

Gazetari Lavdrim Lita ka analizuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani.

Ai theksoi se autori kryesor tregon shenja profesionalizmi. Sipas gazetarit, vihen re lëvizjet e tij, mënyra si mban armën dhe qëllon. Lita theksoi se atentatorët e arritën qëllimin e tyre, ishin të stërvitur me armët dhe nuk gabuan gjatë vrasjes.

“Sipas mënyrës si ecën, me lëvizjen taktike, si e mban armën dhe si qëllon, duket qartë që ka disa vite. Edhe të vogla, këpucët që kanë veshur, kjo tregon që personi është i trajnuar dhe ka eksperiencë.

Këtë që po them do ta kuptojnë shumë mirë hetuesit kur të analizojnë pamjet, sepse tregon se kryesori ka të qartë pamjen e armëve, ndërkohë që nuk gabon në lëvizjet dhe në qëndrimin e trupit”, u shpreh Lita për “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje