
Ish-ministri i Rendit Bajram Yzeiraj deklaroi se provat e 21 Janarit janë prishur ditën e ngjarjes. Ai tha se provat e pistoletës së ish-komandantit të Gardës janë prishur dhe kryeministri nuk lejoi të ekzekutoheshin urdhrat e arrestit të Prokurorisë.
“Për shembull, tek mënyra e mbledhjes së gëzhojave, mua më kanë thënë oficerë të Policisë Gjyqësore që mblodhën një pjesë aq sa mblodhën, të tjerat u fshinë. Opinioni publik e di që janë prishur provat e pistoletës së ish-komandantit të Gardës. Opinioni e di që kryeministri nuk lejoi të ekzekutoheshin urdhrat e arrestit të Prokurorisë. Po çfarë duhet më shumë? Mjafton kaq. Po serveri që ishte shkatërruar e nxjerrë jashtë përdorimit...”, tha Yzeiraj.
Ai shtoi se shqetësues është arsyetimi i gjykatës pasi akuza ishte "vrasje me dashje në rrethana cilësuese të shumë personave" ndërsa kjo e fundit e ka klasifikuar si "vrasje nga pakujdesia".
“Gjithmonë ka defekte në hetime, por vlerësimi, arsyetimi, akuza ishte vrasje me dashje në rrethana cilësuese të shumë personave dhe ta kalosh kualifikimin në vrasje nga pakujdesia... Ndaj e dua arsyetimin se mund të mos e di. Mund t’i dalloj mirë veprat e vrasjes njërën nga tjetra”, u shpreh ai për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje