TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2024, 16:47

I nxehti afrikan përfshin vendin, fundjava me temperatura deri në 30 gradë

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti afrikan përfshin vendin, fundjava me temperatura deri në 30

Fundjava e fundit e muajit mars do të karakterizohet me temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari temperaturat do të arrijnë deri në vlerën 30 gradë celsius si në zonat e ulëta ashtu edhe në ato malore.

Sa i takon muajit prill, sinoptikania thotë se ditët e para do të shoqërohen me një mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut që pritet të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa një rikthim pritet të ketë edhe rëra afrikane e cila mbuloi Shqipërinë disa ditë më parë.

Muaji i dytë i pranverës do të jetë një muaj i lagësht dhe me luhatje të temperaturave.

moti i nxehti afrikan

Lini një Përgjigje