
Studiuesi Ardit Bido ka folur lidhur me incidentin ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku një mbështetës i Belerit pështyu Vangjel Tavon.
Ai tha se arsyeja e këtij veprimi vjen pasi duan të japin sinjalin në Athinë se këtu po bëhet hataja, për të kërkuar ndihmë politike apo financiare.
“Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Belerit. Një bashkëshort i një prej këshilltareve të Këshillit bashkiak. Një prej anëtarëve të shtabit elektoral të Fredi Belerit. Grup i ngushtë njerëzish. Janë të ngjashëm me Agimin e Artë, që nuk pi ujë as në Greqi vetë, por pi ujë në Shqipëri prej interesave financiare që vijnë nga Greqia. Duan të krijojnë këto skena pikërisht për të dhënë sinjalin në Athinë se këtu po bëhet hataja, për të kërkuar ndihmë politike apo financiare. Nacionalizmi politik në këtë formë mbijeton”, tha studiuesi.
Sipas tij, këshilltarët që votuan pro Balës si kryetare e re mbajtën një qëndrim për t’u përshëndetur.
“Këshilltarët e dinë shumë mirë situatën në Himarë. U gënjyen gjatë fushatës zgjedhore. Rrugës e panë se për çfarë u përdor kandidatura e zotit Beleri. E panë debatin publik. E shohin më mirë se kushdo. Tjetër retorikë ka në tiranë, tjetër në Athinë. Mbajtën një qëndrim për t’u përshëndetur. Banorët e zonës e dinë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Partitë duhet të kuptojnë se nuk kanë mbështetje në çështjen Beleri as nga votuesit e tyre”, tha ai për “Report Tv”.
Bido shton se Beleri është përçudnues i simboleve kombëtare shqiptare dhe një figurë e tillë nuk krahasohet me politikanë minoritarë të tjerë që kanë qenë edhe ministra dhe deputetë.
“Prefekti është ai që miraton vendimin e Këshillit bashkiak. Ka një rol të veçantë në betimin e kryetarit të bashkisë. Një grup i ngushtë njerëzish. Ai që pështyu është bashkëpunëtori i ngushtë. Këta njerëz duan të krijojnë tension dhe të prodhojnë lajme për mediat greke. Të nxisin politikën e nacionalizmit grek që ti mbajnë me lek. Ata sulmojnë shtetin shqiptar. Atë që ka bërë zoti Beleri në historinë e tij. Siç e pamë edhe në dokumentarin e zotit Dervishi. Janë vrarë ushtarakë shqiptar, MAVI akuzohet ka marrë përsipër një atentat ndaj zotit Tavo.
Beleri është përçudnues i simboleve kombëtare shqiptare. Deklaronte se shqiptarët janë nga Kaukazi. Prodhonte tension artificial mes shqiptarëve dhe grekëve. Më vjen keq që nuk ka të arrestuar. Nëse unë vij të pështyj aty a nuk është agresion. Duhet të ketë procedim penal. Fund ditës ata dënohen me gjobë, ka agresion ndaj prefektit të qarkut të Vlorës. Tavo, si shumica që kanë ardhur nga minoritarët, janë politikanë që duan mirëqënien e Shqipërisë”, u shpreh ai.
Studiuesi thekson se Beleri dhe të tjerë minoritarë ekstremistë janë përdorur nga qarqe neonaziste greke.
Lini një Përgjigje