
Ndërpitet seanca në GJKKO për caktimin e masave të sigurisë për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës që ndodhen pas hekurave për korrupsion.
Seanca është ndërprerë pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me të ashtuquajturën dosja 5D.
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe janë tre drejtorët e rëndësishëm që u arrestuan me urdhër të SPAK.
SPAK lëshoi masat e sigurisë arrest me burg për ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato, ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla, si edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Ndërsa SPAK lëshoi masat e sigurisë detyrim paraqitje për:
Eglantina Zere
Enton Punavia
Deborah Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku
Lini një Përgjigje