TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2025, 22:13

“I gatshëm t’i shërbej vendit”, Arben Malaj flet për rikthimin e tij në politikë!

Shkruar nga Pamfleti

“I gatshëm t’i shërbej vendit”, Arben Malaj flet

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, foli mbi ambiciet e tij politike, dhe mundësinë e rikthimit të tij në jetën politike.

I ftuar në studion e “Off the Record” në A2 CNN, Malaj theksoi se nëse qeveria aktuale do të ketë nevojë, ai është i gatshëm për t’i shërbyer vendit, por si këshilltarë.

Nuk kam asnjë ambicie të drejtpërdrejtë as për deputet, as për ministër. Unë pata rastin që i shërbeva vendit tim në krizën e tij më të thellë. Tani jam në pension suplementar dhe shkruaj libra. Nëse qeveria ka nevojë për këshilltar, unë shërbej sepse ky është vendi im. Por, ambicie të tjera nuk kam”, tha Malaj.

Mlaja shtoi më tej se është kohë për t’i lënë radhën gjeneratave të reja, por sipas tij ky proces duhet bërë ngadalë pasi ka pasoja.

Le të krijohen gjenerata të reja, por nuk duhet bërë ajo që bëri Partia Socialiste duke i ndarë gjeneratat: të vjetrit që duhet të iknin dhe të rinjtë që duheshin provuar. Nancy Pelosi (në SHBA) është 94 vjeç. Edhe në Itali senatorët janë të vjetër... Nuk është mosha ajo që të bën ty të vjetër, është rënia e fuqisë për t’i shërbyer vendit. Mund të jesh i ri dhe përtac. Të rinjtë nuk e kanë eksperiencën në vendimmarrje, ndërsa ata që kanë eksperiencë kanë shpejtësi në vendimmarrje dhe logjikë”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje