TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2025, 21:00

Mbyllja e TikTok në SHBA, drejtuesi i “Acromax” tregon çfarë pritet të ndodhë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e TikTok në SHBA, drejtuesi i “Acromax” tregon

Drejtues i Acromax Aldor Nini, dhe Eljon Heta, ekspert IT, diskutuan në lidhje me mbylljen e TikTok në Shtetet e Bashkuara.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Aldor Nini u shpreh se në Amerikë ka nisur rikthimi i aplikacionit pas garancive të dhëna nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, se kompanitë e lidhura me të nuk do të jetë subjekt i hetimeve.

Ndërkohë Eljon Heta e ka konsideruar të gjithën më shumë si luftë politike se sa problem sigurie.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nini: Pas 12 orësh mbylljeje, TikTok do të rikthehet në SHBA. Trump ka dhënë garanci që kompanitë e përfshira nuk do të përfshihen në hetime. Kemi pasur disa informacione interesante se edhe disa nga përdorues shqiptarë u është bllokuar TikTok sikur janë në Amerikë.

Heta: Mund të ketë raste kur kanë qenë me VPN amerikane. Nuk është bllokim nga SHBA por nga vetëm TikTok. Kanë nxjerrë një njoftim që do të jenë të bllokuar. Kanë falënderuar Trump që ka lënë të hapur një dritare komunikime në lidhje me zgjidhjen e çështjes.

Nini: Ekziston një ligj shumë i vjetër që përcakton 4 shtete armiq të Amerikës, Koreja e Veriut, Irani, Kina, Rusia dhe çdo tregti me këto shtete është e përkufizuar. Kjo direktivë është zgjeruar tashmë edhe për platformat online. Nëse platformat që kanë më shumë se 20 përiqnd të aksioneve një nga këto shtete

Heta: Më shumë e perceptoj si luftë politike se sa problem sigurie.

Nini: TikTok pretendon se nuk është kompani kineze, pasi është themeluar në Singapor. Shteti kinez është financues, jo pronar. Ko pasi vendimi nga SHBA ështëarë se aplikacioni ëshë kinez dhe të dhënat e përdoruesve amerikanë mund të përdoren nga ky shtet.

Lini një Përgjigje