TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2023, 17:40

“I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, hidhi një sy e na çoni haber”, zbulohen të tjera emaile që fundosin Beqajn dhe vartësit e tij

Shkruar nga Pamfleti

“I dashur Fra'! Ky është teksti që të

Zbardhen të tjera emaile që fundosin Ilir Beqajn në skandalin e sterilizimit.

Gjatë hetimeve është sekuestruar posta elektronike e biznesmenit Ilir Rrapaj e mes tyre janë dhe dy emaile që ky i ka dërguar zv/ministrit Klodian Rjepaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

Në email duket raporti i ngushtë miqësor mes tyre, një raport i cili ka nisur që në auditoret e fakultetit

“I dashur Fra'! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

Ne vendimin e gjyqtarit Erion Bani  thuhet se 52 ditë para se Ilir Beqja dhe administratori i kompanisë koncesionare “Sani Service” Admir Daca, të firmosnin kontratën koncesionare, Beqja u ka dërguar një e-mail Klodjan Rrjepaj dhe Milva Ekonomit. E-maili mban datën 11 Tetor 2015, vetëm një muaj pasi Beqja kishte shpallur fitues firmën e mikut të tij, Ilir Rrapaj.

“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…”- u shkruan Beqja dy zv/ministrave.

Një E-Mail tjetër, sipas dosjes, që implikon Beqjan në paracaktimin e këtij koncesioni është në datën 26 Tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata.

Italiani Umbro Staçini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv/ministrit Klodian Rrjepaj. Ky i fundit këtë e-mail ja përcjell dhe e ve në dijeni ministrin Beqaj i cili  sërish përmes e-mailit ja përcjell përgjigjen Rrjepaj duke i pohuar se:”…pa ardhë përgjigja e Avokatit Shtetit, është shpejt për tu ulur për kontratë me italianët…”.

Në dosjen e SPAK thuhet se  përmes komunikimeve midis Rrrjepajt dhe Beqajt del qartë se ishin në dijeni të fituesit të koncesionit, pikërisht të njerëzve që ata kishin takuar në Itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit.

Sipas dosjes së SPAK për hetimet mbi aferën me kompaninë “SaniService”, rezulton që Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të jenë miq, që nga koha e studimeve universitare.

Lini një Përgjigje