TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2023, 16:41

Janullatos takoi Belerin në burg, Bido: Absurde, shteti shqiptar prej 32 vitesh i është nënshtruar Athinës

Shkruar nga Pamfleti
Janullatos takoi Belerin në burg, Bido: Absurde, shteti shqiptar prej 32
Beleri dhe Janullatos

Drejtori i arkivave Ardit Bido ka komentuar vizitën e kryepeshkopit Anastas Janullatos te Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgimin e Tiranës, që prej 12 majit.

Bido tha se kjo është një situatë absurde dhe sigurisht që Greqia reagon sa herë që interesat e saj preken, pasi ne si shtet ia kemi krijuar këtë mundësi. Ai tha se për shkak të politikave të bëra në 32 vite Shqipëria nuk ka mundur ta ndalojë një situatë të tillë, ku një shtet tjetër, siç është Greqia, kërkon tashmë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Ai tha se edhe vizita e Janullatos tregon se Beleri është një çështje që i intereson shumë shtetit grek, sipas tij kryepeshkopi nuk i shkoi për vizitë vetëm se ai është ortodoks, pasi po të ishte kështu do vizitonte edhe Vangjush Dakon.

Këtu shikon situata absurde, drejtuesi i një institucioni publik, pavarësisht se jo shtetëror, siç është Anastas Janullatus, mbajtës i pasaportës diplomatike greke i shkon në burg Fredi Belerit. Për çfarë i shkon? Meqënëse është ortodoks? Pse nuk i ka shkuar edhe Vangjush Dakos, ortodoks është edhe ai. Çfarë janë këto situata absurde që ndodhin në vendin tonë?

Këto vijnë prej dy faktorësh e para është fakti se Greqia është një shtet më i fortë dhe ne reagimin nuk mund ta kemi njësoj si me vendet e tjera në rajon pasi ajo “ka kamzhikun”.  E dyta është se shteti shqiptar në 32 vite, për shkak të injorancës, shitjes ndonjëherë, pamundësisë herë tjetër, ka prodhuar situata që nuk kanë krijuar politika të mirëfillta për ta ndaluar në terren një situatë të tillë”, tha Ardit Bido në një intervistë për Euronews Albania.

Lini një Përgjigje