TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2023, 22:29

Humbja e opozitës në Rrogozhinë, Kreshnik Spahiu: PD-ja kishte 5 avantazhet që nuk i shfrytëzoi

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e opozitës në Rrogozhinë, Kreshnik Spahiu: PD-ja kishte 5

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zgjedhjet e ripërsëritura në Rrogozhinë, tha se opozita kishte 5 avantazhe në këtë garë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se Opozita kishte në favorin e saj skandalet e qeverisë, ardhjen e emigrantëve dhe idenë se PS i manipuloi zgjedhjet herën e parë. Por sipas Spahiut opozita as nuk e mori mundimin të bënte fushatë.

"Në Rrogozhinë opozita shkonte me 5 avantazhe në raport me qeverinë. Avantazhi i parë ishte vetë përsëritja e zgjedhjeve  që konsideronte që fitorja e socialistëve kishte qenë e parregullt. Avantazhi i dytë ishte zhvillimi i sezonit turistik, ku ka një numër të lartë emigrantësh që vijnë në këtë sezon, ku vota e emigrantëve mund të rriste numrin e votave. E treta, vihej pas skandalit të Safet Gjicit, të një modeli negativ nga zgjedhjet e 14 majit. Një avantazh tjetër ishte që fusha opozitare ishte lënë bosh. Nëse opozita deri dje ka pasur një kompleks se nuk fitonin zgjedhjet me Ramën, tani po i çelin një problem tjetër vetes, se mund të jenë në garë për 12 vjet me Erion Veliaj", tha ai. 

spahiu rrogozhina

Lini një Përgjigje