TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2023, 19:20

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra qytetarë ndezin qirinj për policin hero (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra

Afrim Bunjaku, polici që u vra dje mizorisht nga serbët është nderur edhe në Shqipëri. Ai u qëllua mizorisht në krye të detyrës nga bandat serbe. Në Kosovë sot u përcoll me ceremoni për në banesën e fundit, teksa dhe në vendin tonë janë zhvilluar homazhe në disa qytete.

Në orën 19.00 u mblodhën me qindra qytetarë te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku ndezën qirinj në nder të tij. Aty u panë figura të njohura, duke nderuar heroin e Kosovës. Po ashtu nuk mungoi dhe flamuri i UÇK. I pranishëm ishte dhe Arben Malaj, i cili do të marrë shumë shpejt detyrën e ambasadorit në Kosovë.

Është heroi që i bëri krenar të gjithëve. Sot jemi në zi pikërisht ashtu si shteti i Kosovës për këtë ngjarje të rëndë qa ka ndodhuar. I shpreh ngushëllime familjes dhe falenderojmë shtetin e Kosovës që menaxhoi këtë ngjarje të rëndë”, tha ai.

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra

Homazhe pati edhe në Durrës. Një grup të rinjsh, pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, anëtarë të partive politike opozitare dhe shoqërisë civile, ndezën qirinj dhe përcollën mesazhe në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit të cilët vlerësuan lart rolin dhe sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra
Homazhe në Durrës

Jemi mbledhur sot për t’i bërë homazhe heroit dhe për t’i thënë kujtdo që prek territorin tonë se do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh një nga të rinjtë.

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra

Homazhe në Tiranë në nder të Afrim Bunjakut, qindra

 

Lini një Përgjigje