
Pika e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është djegur gjatë natës. Për shkak të erës së fortë, ndërhyrja e zjarrfikëses është bërë e pamundur.
Orët e para të mëngjesit kanë regjistruar mbërritjen e efektivëve, përfshirë dhe mjetet e rënda, ndërsa tymi ka vështirësuar punën, edhe pse mjetet vazhdojnë të depozitojnë aty mbetjet. Kjo pikë e grumbullimit të mbetjeve do të duhej të ishte mbyllur për të realizuar një projekt të KFV, por hetimi nga SPAK i kompanisë që ka koncesionin për landfillin dhe prishja e marrëveshjes prej bashkisë me sipërmarrjen, ka bërë që çështja të mbetet pezull.
Deri më tani në landfill janë realizuar 98% e punimeve dhe qeveria ka përcaktuar një tjetër kompani për përfundimin. Edhe në muajin Qershor kjo zonë u përfshi nga flakët.
Tani, për Bablokun dhe ata pas tij që mburren çdo ditë për turzimin, po i kujtojmë që Vlora është mbytur sot nga djegia e pikës së mbetjeve, e s’ka mbetur 'kokërr' turisti që mund të marrë frymë.
Lini një Përgjigje