Gazetari Sokol Bregu thotë se edhe nëse do të vdesë Nuredin Dumani procedurat ligjore të bazuara në dëshminë e tij do të vazhdojë normalisht. Sipas Bregut edhe sikur ta vrasin, autorët nuk do të kenë asnjë përfitim.
"Dhe sikur ta helmosh, dhe sikur ta humbë jetën Nuredin Dumani çdo gjë vijon sa i përket procedurës ligjore, dëshmisë dhe interesit që ka SPAK. Humbja e jetës së Dumanit nuk ndryshon asgjë. Këtë e dinë ata që janë të akuzuar dhe do të dënohen në bazë të dëshmive. Nuk mendoj që ka një helmim. Ata që janë akuzuar nën dëshminë e Dumanit, nuk e duan vetëm të vdekur por dhe të pjekur, por problemi është se ata nuk do të rrezikonin se avokatët ia kanë thënë. Dhe sikur ta vrasin nuk ka asnjë lloj përfitimi nga ana e tij.
Po të ishte helm do të kishte mbaruar punë. Ushqimi mund të ketë qenë i ndenjur. Dhe ne helmohemi,
Ai ka një pagë nga shteti, që e merr kur bëhesh i penduar. E kanë të gjithë familjarët e tij që janë futur brenda sistemit, shkon nga 600-800 mijë lekë të vjetra. I jepet një rrogë të gjithëve se do rrinë të mbyllur, i jepet një shtëpi. Dëshmitë e tij çfarëdo t’i ndodhë janë aty. Shqipëria është nder të paktat vende në botë që çfarë do t’i ndodhë dëshmitari dëshmia quhet ende provë deri në fund të procesit.
Çfarë politikanësh takoi Dumani? Cilin? Janë përralla. Vrasës me pagesë ka qenë. Kur doli nga burgoi punoi në ndërtim. Vëllai tjetër tentoi të vriste veten se s’kishte lekë.", tha Bregu.
Lini një Përgjigje