TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 21:51

GJKKO pranon kërkesën, ndryshon masën e sigurisë për Ajola Xoxën

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO pranon kërkesën, ndryshon masën e sigurisë për

Ndryshon masa e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje" për bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxa.

GJKKO ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Ajo do të paraqitet në Gjyatë të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 11:00. Ajola Xoxës i është ndaluar gjithashtu dalja jashtë shtetit.

I fundit që parashtroi argumentet para gjyqtarit Erion Bani, ishte prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili ka kërkuar vazhdimin e masave te caktuara në mungesë për Veliajn dhe të tjerët.

Ndërkaq, avokati i Veliajt, Ermir Beta i kërkoi më herët gjykatës ndryshim mase për Veliajn në këmbim të garancisë pasurore dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen Ajola Xoxe.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e "arrestit në burg". Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme gjykata caktoi masën e "arrestit shtëpiak" edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxe, për të cilën rëndojnë të njëjtat vepra penale, ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Masa "arrest në burg" u lëshua edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u vu në pranga kryebashkiaku Veliaj.

"2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa", thuhet në vendimin e GJKKO.

Lini një Përgjigje