TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2025, 17:04

GJKKO la në burg Ilir Metën, avokati komenton përplasjet brenda gjykatës: Nga sot do ta paragjykoj Irena Gjokën!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO la në burg Ilir Metën, avokati komenton përplasjet brenda

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg ish-presidentin e PL.

Avokati tha për mediat se vendimi nuk ishte surprizë dhe e cilësoi të gjithë procesin si politik.

Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm,” deklaroi Cakrani.

Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka. Ajo duhet të largohet, sepse nuk e bën dot këtë çështje. Kjo është një çështje politike”, tha avokati.

Avokati komentoi edhe përplasjet brenda gjykatës, duke theksuar se pavarësisht se kërkesa e gjyqtares Irena Gjoka për të hequr dorë nga çështja u refuzua nga kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, ajo duhej të merrte një vendim për lirimin e Metës.

“Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit,” përfundoi Cakrani.

Ilir Meta ndodhet në qeli që prej hetimeve të nisura nga SPAK, ku ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, përballen me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

 

Lini një Përgjigje