TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2023, 11:20

Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos ende kritike, furnizohet me oksigjen përmes një tubi

Shkruar nga Pamfleti
Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos ende kritike, furnizohet me
Fatos Nano

Gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano i cili ndodhet në spital prej 9 ditësh nuk është përmirësuar.

Ish-kryeministri socialist, prej ditësh ndodhet në intubim pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.

Mësohet se mjekët i kanë vendosur një tub plastik në fyt, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital  privat në Tiranë. Burime bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano e filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.

Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e 1998 ai bëhet sërish kryeministër. Nano rimori detyrën në vitin 2002 dhe në vitin 2005 doli nga skena politike.

 

fatos nano

Lini një Përgjigje