
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me paraqitjen e kreut të PD Sali Berisha në SPAK.
Teksa ka treguar detaje nga regjistrimi, ai u shpreh se urdhri që u dha për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi se për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’.
Ai shprehet gjithashtu se nëse do të kishte zgjatur më shumë urdhri për të sulmuar, atë ditë do ishte bërë kasaphanë.
Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha thotë se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi.
“Audio-përgjimin nuk ia dhënë askujt. Momenti kur edhe SPAK kërkon origjinalin dhe burimin, Berisha bëri një lojë fjalësh. Basha del tek kodet e radiove. Është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë disa luanë, diamanti, 77, korabi, 220… ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vetë. Në Kryeministri nuk komandonte Basha. U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda. Ka pasur sistem kamerash.
Vrasjet janë bërë me urdhër. Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit me zinxhirin komandues. Kur vijnë të shtënat.. për 8 sekonda janë kryer vrasjet. Nga momenti që është dhënë urdhri ‘ta gjakos, gjakos’, ky është urdhri. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’, ka zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë. Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër.
Ajo që ka thënë Berisha është që ‘është bërë, por nga Grada’ dhe ka thënë që nuk është qëlluar nga brenda. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit.
E vetmja e shtënë brenda godinës, ka qenë një e shtënë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje dhe çfarë ka ndodhur? Të shtënat nuk janë thënë që janë bërë nga brenda Kryeministrisë”, tha Hoxha për TCH”.
Lini një Përgjigje