Sot në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen e ‘Gërdecit’. Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen e ‘Gërdecit’. Në seancën e sotme është paraqitur Mihal Delirogji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”, por nuk ka pranuar që të dëshmojë duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.
Më pas avokatët dhe prokuria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur.
Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha.
Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.
Debat në seancë shkaktoi edhe mënyra se si do të merret dëshmia e 5 shtetasve amerikanë. Vendimi i gjykatës për pyetjen e tyre mes letërporosisë u kundërshtua nga mbrojtja e Mediut, të cilët kërkuan pyetjen e tyre përmes video-konferencës.
Në seancë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan, me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi. Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.
“Besoj në gjithë këtë proces mos përgjigja tregon qartë se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarët formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu.
Lini një Përgjigje