TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 15:27

Genc Gjokutaj denoncon skemën: Disa zyrtare po ngelin shtatzënë për t’i shpëtuar burgut

Shkruar nga Pamfleti

Genc Gjokutaj denoncon skemën: Disa zyrtare po ngelin shtatzënë

Avokati Genci Gjokutaj ka denoncuar një manovër që, sipas tij, po përdoret nga disa zyrtare të dyshuara për korrupsion.

Ai thotë se disa prej tyre shpallin shtatzëninë sapo marrin fletëthirrjen nga SPAK ose Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe e përdorin nenin 230 të Kodit të Procedurës Penale si mjet shmangës ndaj hetimit. Ky nen parashikon trajtim të posaçëm për gratë shtatzëna që thirren nga organet e drejtësisë.

Gjokutaj deklaroi se ligji ka një funksion human; por sipas tij disa zyrtare e deformojnë qëllimin e tij dhe e kthejnë në mekanizëm mbrojtës. Ai citon se “zyrtaret e korruptuara mbeten shtatzëna sapo u vjen fletëthirrja” dhe përshkruan këtë sjellje si të turpshme dhe komike. Sipas tij disa prej këtyre personave shkojnë tek gjinekologu të njëjtën ditë që marrin njoftimin e organit hetimor.

Gjokutaj ironizoi se fenomeni po shndërrohet në skemë shpëtimi për zyrtaret që hetohen për vjedhje apo abuzim me detyrën. Ai shtoi se në këtë klimë korrupsioni dhe shpopullimi, shtatzënitë me porosi po përdoren si trampolinë për të shmangur përgjegjësinë penale.

"Lexojeni pikën 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale! Një gjë krejt normale dhe humane! Por këtu në Shqipëri si çdo gjë deformohet dhe keqpërdoret nga ndihmë në abuzim!

Sepse më rezulton se zyrtaret vjedhëse apo të korruptuara sapo ju vjen fletëthirrja e SPAK apo Prokurorise së Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten menjëherë shtatzanë! Kuptohet jo të gjitha! Pra itinerari i tyre është ose në SPAK ose tek gjinekologu! Ose tek të dyja brenda ditës!

Ky veprim sa i turpshëm aq edhe komik ka një ndikim në rritjen natyrore të popullsise i cili në kushtet e shpopullimit dhe rritjes galopante të korrupsionit po shërben si trampolinë shpëtuese për gratë hajdute apo të korruptuara! Mendoj që fëmija e lindur në këto raste duhet të quhet sipas gjinisë Shpëtim ose Shpëtime", shkruan ai.

Lini një Përgjigje