TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 11:57

Gati pr.ligjin për bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare, Interpol: 1.7 miliardë euro të ardhura nga krimi çdo vit

Shkruar nga Pamfleti

Gati pr.ligjin për bashkëpunimin me agjencitë

Qeveria së shpejti do të miratojë një ligj që parashikon forcimin e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese si Interpol për të luftuar krimin e organizuar dhe sekuestruar e konfiskuar asetet me prejardhje kriminale.

E bëri të ditur ministri Brendshëm Taulant Balla në konferencën rajonale të Interpol që po organizohet sot në Tiranë.

“Në ditët në vijim do të kalojë në qeveri pr/ligji për ngritjen e zyrës së rikuperimit të aseteve, një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpol apo agjencitë e vendeve partnere për të ndëshkuar krimin aty ku dhemb më shumë tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale“ tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhet më e qartë për cfarë ka të bëjë ky pr/ligj.
 

"1.7 miliardë euro janë të ardhura të përfituara nga krimi që janë kapur nga sistemi çdo vit. Kjo na jep të dhënë sa të pasur janë këto grupe kriminale dhe duke përdorur monedha kripto dhe bankave kërkon jo vetëm informacion por dhe informacion në kohë reale”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock.

Lini një Përgjigje