TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 11:13

SPAK gati tjetër megaoperacion? Presidenti i INTERPOL në Tiranë: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për të luftuar krimin!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK gati tjetër megaoperacion? Presidenti i INTERPOL në Tiranë:

Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi në konferencën Europiane të zhvilluar në Tiranë nënvizoi se siguria globale mbetet prioritet.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se bashkëpunimet kundër luftës se krimit janë shumë të rëndësishme, ndërsa nënvizoi se mes INTERPOL dhe Europës ka një bashkëpunim të mirë.

Kontributi i BE në projektet e INTERPOL është shumë i rëndësishëm. Rol kryesor ka edhe Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL. Komiteti ekzekutiv europian luan gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe kontributet e tyre janë gjithashtu të rëndësishme. Këto bashkëpunime janë me rëndësi për sigurinë globale.

INTEPORL ka qenë i aftë për të pasur mjetë të reja dhe zgjidhje të reja dhe për të forcuar aftësitë policore në 196 vende anëtare.

Në 2023 INTEPORL me mbështetje të parnterëve europiane ka bërë progrese të rëndësishme. Janë konfiskuar 2.3 ton të drogërave ilegave”, tha ai.

Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Punimet e konferencës zgjasin 3 ditë dhe do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it.  Organizatorë janë Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL – Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale  dhe marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Europës e më gjerë.

Lini një Përgjigje