TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 11:12

Gara për kreun e ri të Policisë së Shteti, ende asnjë aplikim për zëvendësuesin e Rrumbullakut

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun e ri të Policisë së Shteti, ende asnjë
Muhamet Rrumbullaku dhe Sokol Bizhga

Teska kanë mbetur vetëm dy ditë për t’u mbyllur afati për aplikimet për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri më tani nuk ka asnjë aplikim.

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Mos aplikimi deri në këto momente duket si një strategji për të mos u përmendur emri në media. Gjasat janë që kandidatët të çojnë aplikimet ditën e fundit.

Më pas do t’i ngelet 10 ditë kohë komisionit të vlerësimit për të vlerësuar kandidaturat.

Ndërkohë dorëheqja e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ka sjellë në krye të kupolës si i komanduar përkohësisht dhe për efekt “piramide”, zëvendësin e tij, drejtuesin e parë Sokol Bizhga.

Ministri Ervib Hoxha njoftoi hapjen e garës për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që do të bazohet në ligjin e ri, të hartuar gjatë kohësh kur ministria e Brendshme drejtohej nga Taulant Balla. Aplikantët sipas udhëzimit kanë afat 7 ditë, ndërsa emërimet e reja sipas ministrit Hoxha do të bëhen në bazë të meritokracisë.

"Kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature", tha ministri Hoxha. 

Ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku mbyll një rrugëtim të gjatë mes uniformave blu. Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022 dhe largohet pas 2 vitesh në krye të kësaj detyre. Sipas ligjit të ri, Rrumbullaku nuk mund të kthehet më në radhët e uniformave blu.

Lini një Përgjigje