TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 10:56

Dy javë pas lirimit nga qelia, Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Dy javë pas lirimit nga qelia, Fredi Beleri kërkon
Fredi Beleri

Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës.

Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

fredi beleri

Lini një Përgjigje