TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 17:21

Fundoset Beleri/ SPAK “zbërthen” celularin e Kokaveshit, zbulohen pazaret për votat dhe “letrat greke”

Shkruar nga Pamfleti
Fundoset Beleri/ SPAK “zbërthen” celularin e Kokaveshit,
Beleri në gjykatë

Prokuroria e Posaçme ka fundosur kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Në seancën e mbajtur sot kundër tij, prokuroria ka treguar prova të reja, të cilat rëndojnë pozitën e Belerit.

Prokurorët e SPAK kanë thënë se nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin 'Whats App' i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do tu ofrohej qytetarëve të Himarës për sigurimin e “letrave greke”.

Madje në një bisede, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!”.

Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa te kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi te nënës së Pandeli Kokaveshit.

Gjatë diskutimit të provave shkresore, pati debate mes palëve. Avokatët kërkuan që të konsiderohen të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës. Me argumentin se vepra penale nuk ishte kopetencë e tyre.  Po ashtu, mbrojtësit kërkuan pavlefshmëri të autorizimit për përgjimet ambientale, fotografimet e filmimet, pasi autorizimi për to është bërë para se të referohej vepra penale.  Mbrojtësit e Belerit kundërshtonin vetëm aspketin procedurial të provave dhe jo përmbajtjen  e tyre.   

Nga ana tjetër Fredi Beleri ka refuzuar të bashkëpunojë me SPAK. Prokurorët i kanë sekuestruar atij telefonin, por Beleri nuk pranon të japë kodin e sigurisë dhe SPAK nuk ka mundur ta analizojë. Por zbërthimi i telefonit të Pandeli Kokaveshi ka treguar detaje nga bisedat mes tyre, duke rëndur pozitat e Belerit.

 

Lini një Përgjigje