
Kushtet atmosferike gjatë së shtunës parashikohen të jenë përgjithësisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, duke favorizuar mot të kthjellët dhe me alternime të pakta vranësirash.
Gjatë pjesës së parë të ditës, qielli do të paraqitet kryesisht i pastër, ndërsa në orët e mesditës dhe më pas pritet zhvillimi i vranësirave kalimtare në zonat malore të jugut dhe lindjes. Në disa prej këtyre zonave nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të lehta dhe të izoluara të shiut.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga veriu me intensitet të moderuar. Në zonat bregdetare dhe në lugina priten herë pas here forcime të përkohshme të saj, duke sjellë intervale me erë më të ndjeshme.
Edhe kushtet në det paraqiten të favorshme. Në Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë nga i dobët deri mesatar, me forcë 2 deri në 4 ballë.


Lini një Përgjigje