TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2023, 16:50

Faksi me shënimin “Për Shkëlzenin”, "spërdridhet" Mediu: S’jam në dijeni, po ta dija do kisha njoftuar Berishën!

Shkruar nga Pamfleti

Faksi me shënimin “Për Shkëlzenin”,

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur pas seancës së mbajtur këtë të enjte për tragjedinë e Gërdecit, ndodhur në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona.

Ai është pyetur dhe për faksin drejtuar Shkëlzen Berishës nga Ministria e Drejtësisë, të cilin e zbuloi gjatë dëshmisë së saj inxhinierja Anila Gjergji. Lidhur me këtë dëshmi, ai tha se nuk është në dijeni të një faksi të tillë, sepse po ta ishte do të kishte njoftuar kryeministrin e asokohe Sali Berishën

Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetjen dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i takon procesit të demontimit, ai u shpreh se urdhri për demontimin e municioneve vjen vetëm nga ministri i Mbrojtes, sipas ligjeve dhe VKM 617 të ish kryeministrit, Fatos Nano. Sipas tij, ministri nuk merret me kalibrat dhe mohoi që të ketë ndikuar apo shtruar person për demontim të municioneve.

Shkresa 4044 është urdhri për demontimin e municioneve, dhe urdhrat për demontimin i bën vetëm ministri i Mbrojtjes, sipas ligjeve dhe VKM 617 të qeverisë Nano.

VKM-ja e qeverisë Nano ka 109 mijë tonë municione për të demontuar që janë rrezik për sigurinë dhe kërkesë e NATO-s dhe BE. Ministri ka detyrën të zbatojë vendimet e këshillit të ministrave, nuk është marrë as me kalibrat, ka një rregullore ne ministri, nuk di të kem komunikuar, por kemi patur disa ngjarje të rënda në atë periudhë, Dhëmblani, Gramshi.

Ministri nuk është marrë me kalibrat. Unë nuk di të komunikoj urdhër. Deri në 2012, ne duhet të bënim demontimin e municioneve sipas marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ka mbaruar në 2013. Ministri nuk ka kërkuar dhe nuk ka ndikuar te askush. Më gjeni nëse kam thën apo kam dërguar ndonjë shkresë. Nuk ka ndikuar dhe nuk kam vepruar asnjëherë. Ministri i Mbrojtjtes nuk është ushtarak, ministri nuk njeh kalibra, janë rregulla që e përcaktojnë për funksionimin penal”, theksoi Mediu ndër të tjera

mediu berisha

Lini një Përgjigje