TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2024, 09:23

Ethet e Nilit, konfirmohen dy raste në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Ethet e Nilit, konfirmohen dy raste në Elbasan

Ethet e Nilit janë rikthyer në Shqipëri, ku kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.

Nga dhënat jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni, dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet shëndetësore nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa simptoma në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

Lini një Përgjigje