TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 12:52

Krimet zgjedhore/ Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela raportojnë gjetjet në terren para ambasadorëve

Shkruar nga Pamfleti

Krimet zgjedhore/ Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela

Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.

Burime nga ambasada gjermane në Tiranë njoftojnë se krahas ambasadorit gjerman, numri dy i ambasadës amerikane, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe Francës i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.

Të njëjtat burime tregojnë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu misionit të vëzhgimit të OSBE – Odihr, ambasadori Zanier dhe përfaqësues nga delegacioni i BE-s.

Ky takim i këtij formati, vjen pas atij të disa javëve më parë në ambasadën britanike.

Lini një Përgjigje