TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 09:51

Abuzimet me fondet e BE-së, bashkëpunëtori i Ilir Beqajt shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Abuzimet me fondet e BE-së, bashkëpunëtori i Ilir Beqajt shkon

Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Bashkë më avokatin mbrojtjes Haxhia është paraqitur për verifikim të masës së sigurisë, pasi ndaj tij është vendosur masa ‘arrest shtëpie’ në lidhje me dosjen SASPAC. Ndërkaq, bashkë me Hoxhajn me të është edhe avokati Henrik Ligori.

Gazmend Haxhia u ndalua mesditën e 8 korrikut nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit.  Avokati i tij Henrik Ligori tha se Haxhia u vetëdorëzua dhe njoftoi prokuroren e çështjes se do ndërpriste vizitën në Kinë për tu përballur me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

Një rast të veçantë, SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi e për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë. Pra nga mbi 500 mijë € tenderë – zbulon Prokuroria - u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darkë te “Gzona”, që SPAK thotë se është në pronësi të Ilir Beqajt, biznes që u përdorur nga kompanitë përfituese të fondeve që të kthenin paratë si ryshfet.

Më 6 korrik në një seancë rreth 6 orë në Gjykatën e Posaçme u rivlerësuan masat e sigurisë ndaj personave në hetim. Ilir Beqaj u la në arrest me burg, pavarësisht se ofroi 50 mijë euro garanci për të marrë lirinë. Edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtulajt, u la në qeli ndërsa për lirinë me kusht e cila iu refuzua, ofroi paratë e shitjes së një Audi Q7.

Beqaj mohoi të gjitha akuzat ndërsa avokati i tij tha se SPAK e ka personale me ish-ministrin jo vetëm për të denigruar figurën e tij por edhe për ta penguar ish-ministrin e Shëndetësisë të vijojë betejën për çështjen në hetim të sterilizimit, koncesion për të cilin ka dhe një hetim parlamentar

Ndaj Ilir Beqajt SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR 

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - Nuk është ekzekutuar vendimi
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

7- Bledar Leka 
8- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

fonde be ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje