TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2023, 12:41

Eksperti i sigurisë: Vrasja e Ardian Nikulajt ka kushtuar 500 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i sigurisë: Vrasja e Ardian Nikulajt ka kushtuar 500 mijë

Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi ka komentuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Ai nënvizon se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Sipas Rexhepit përdorimi i bandës së huaj tregon edhe fuqinë financiare që ka krimi.

Sipas tij një atentat i tillë mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro.

Rexhepi thekson se Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe se vetëm në këtë formë mund t’i afroheshin, pra pikërisht shtetasin e huaj.

‘Do të ishte mirë që ky intensitet i fiksimit të provave të ishte edhe për ngjarje të tjera kriminale.  Në rastin konkret dyshohet për gjakmarrje, pro gjithsesi është një grup i strukturuar kriminal.  Pala e policisë është e admirueshme. Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit. Ndërhyrja fillestare lë për të dëshiruar, por puna e policisë është e admirueshme. Qëllimi kryesor i autorit është realizmi i veprës penale. Ata janë njerëz që rriten për të vrarë mbahen mirë nga mafia dhe në momentin e duhur përdoren. Në planin e realizmit të detyrës për asgjësimin  viktimës ato e kanë realizuar. Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe vetëm në këtë formë shtetas që huaj mund të afroheshin.’- tha Rexhepi.

Sa i takon vrasjes për hakmarrje, sipas ekspertit, vrasje të tilla kanë 0 shanse që të parandalohen tha Rexhepi.

Më 14 Shkurt rezulton se ka ardhur në Rinas, autori i vrasjes, Ruben Saravia. Ai është pritur nga Haxhia dhe kanë udhëtuar drejt Shëngjinit. Natën e parë ka qëndruar në një nga hotelet e kësaj zone, shumë pranë restoranit “Coral” të objektivit Ardian Nikulaj. Ditën tjetër ka shkuar në Shkodër, ku ka marrë një banesë me qira. Dhe shtetasit e tjerë britanikë: Thomas Mit-han, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson janë pritur nga Haxhiaj në Rinas. Sipas kamerave të sigurisë, rezulton se ata takoheshin jashtë aeroportit, pranë një lokali, një zonë jo shumë e ndriçuar që besohej se, nuk kishte kamera sigurie.

Por në fakt kontrolli nuk ishte bërë si duhej, pasi një kamer ka fiksuar të gjitha takimet e tyre. Mësohet se Stiven Hunt ka qëndruar disa ditë në Shqipëri, ka udhëtuar drejt Britanisë dhe është rikthyer pas dy ditësh.

Për identifikimin e anëtarëve të grupit kriminal ka dhënë një dëshmi të rëndësishme për hetuesit, një grua, e afërme e Edmond Haxhisë.  Ajo ka informuar policinë mbi lëvizjet e shtetasve të huaj që ishin nën shoqërinë e tij. Ajo ka dëshmuar se motorin e ka blerë 1800 euro në Tiranë, në zonën e 21 Dhjetorit bashkë me të ka qenë portugezi dhe Haxhia. 

‘Motorin e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit, në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat e telefonit me të cilët ka konunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës. Portugezi dinte në shqip vetem frazen, “si kaluat”. Me Edmondin komunikonte në anglisht. Ruben Saravaia ishte shok i tij dhe pothuajse gjithë kohës përdorte çamçakizë.”

Më 17 dhe 18 Prill kanë qëndruar për rreth 6 deri në 8 orë pranë lokalit Koral, por pa mundur të realizojnë vrasjen. Nikulaj ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar shpesh herë dhe më të mitur dhe lëvizte gjithmonë me makinë të blinduar.

Ata u tërhoqën dhe vendosën që ekzekutimi të kryhej më 19 Prill. Pas vrasjes, Edmond Haxhia dhe Harry simson, kanë udhëtuar drejt Londrës po atë ditë. Atentatori Ruben Saravaia rezulton sipas sistemit TIMS se ka dalë nga Kapshtica në këmbë në orën 19:26, rreth 7 orë pasi vrau biznesmenin. Dyshohet se ai është ende në Greqi, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

eksperti i sigurisë atentati ndaj ardian nikulajt 500 mijë euro

Lini një Përgjigje