Aishe Haklaj në SPAK, merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Ajshe Haklaj është motra e madhe e Haklajve.
Ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Aishe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.
Si i shpëtoi atentatit Muharrem Haklaj
Në kallëzimin penal thuhet se: “Në datën 14.08.2002 Muharrem Haklaj ishte duke lidhur një qen pranë shtëpisë së tij, jashtë murit rrethues. Ishte ora 06.30 e mëngjesit. Banda e Armatosur e Sali Berishës ka qëlluar tre herë ndaj tij me snajper. Më pas kanë qëlluar në drejtim të tij me automatikë dhe mitrolozë të lehtë. Falë Zotit dhe lëvizjeve të tij, ky person ka mbetur i gjallë, pa pësuar asgjë.
Shenjat e plumbave të shumtë në murin rrethues të shtëpisë janë parë nga forcat e policisë, të cilat për 50 minuta kanë qenë në vendin e ngjarjes në shtëpinë e Muharrem Haklaj. Policia i ka bërë të gjitha veprimet hetimore, ka kqyrur dhe fotografuar vendin e ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e plumbave në murin rrethues të shtëpisë dhe mbi çati.
Në vendin ku ishte ngritur prita për të vrarë Muharrem Haklaj kanë shkuar forcat e policisë, por edhe vajza e Hamdi Haklaj, e quajtur Drenica Haklaj, e cila në vendngjarje ka parë sende ushqimore, një thikë buke, si dhe një letër të grisur në copa-copa, në një pjesë të së cilës ishte emri dhe mbiemri Përparim Hyka dhe nënshkrimi poshtë emrit dhe mbiemrit.
Kush ishin pjesëtarë të tentativës së vrasjes
Në vendin ku ishte ngritur prita ka patur edhe shenja gjaku, pasi ka mbetur i plagosur djali i Sejd Hasan Hoxhës, i cili atë ditë ka shkuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Bajram Currit dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Në datën 14.08.2002 janë ngujuar në shtëpinë e Sejd Hasan Hoxhës të tre djemtë e tij, Tahir Sejd Hoxha, Agim Sejd Hoxha dhe Selim Sejd Hoxha, çfarë tregon se ata kanë qenë pjesëtarë të tentativës së vrasjes për hakmarrje primitive të Sali Berishës kundër kryetarit të familjes Haklaj, Muharrem Haklaj.
Ne pritën për vrasjen e Muharrem Haklaj kanë qenë dhe kanë qëlluar mbi të me armët snajper dhe automatike Guxim Qazim Byberi dhe një person tjetër anëtar i Bandës. Shtetasi Guxim Byberi është një ushtar besnik i Sali Berishës. Këta dy persona, Guxim Byberi dhe një person tjetër i paidentifikuar, kanë vazhduar të qëllojnë me armë nga mali edhe kur në vendngjarje kanë ardhur forcat e policisë.
Policia nuk i ka ndjekur ata. Në krye të kësaj Bande të Armatosur për të vrarë Muharrem Haklaj ka qënë Miftar Lumneshi së bashku me dy vëllezërit e gruas së tij, të quajturit Out Sylejman Nezën dhe Sadri Sylejman Nezën.
Kush është familja Haklaj?
Deri në fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte një nga mijëra familjet e thjeshta të Tropojës.
I pari i saj Isuf Groshi, ishte një nga personat e njohur dhe të respektuar në Malësinë e Gjakovës, aq sa dhe sot bëmat dhe shprehjet e tij vazhdojnë të kujtohen, për urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre.
I biri, Muharrem Haklaj do të kishte shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza. Pothuaj të gjithë fëmijët do të arsimoheshin në shkolla profesionale. Pak muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të djathtë, në verën e vitit 1992, Hamdi Haklaj dhe i vëllai Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të një ekonomisti në Bajram Curr.
Dy djemtë më të mëdhej të familjes do të qëndronin në burg për gjashtë muaj rresht. Do të liroheshin për mungesë provash, por pas këtij momenti besimi i tyre ndaj të sapoardhurve në pushtet ishte thyer.
Lini një Përgjigje