TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2025, 22:16

“E përjetova keq vrasjen e Kalasë”, ish-gjyqtari: Politika dhe qytetarët kanë urrejtje patologjike ndaj drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

“E përjetova keq vrasjen e Kalasë”, ish-gjyqtari: Politika

Ish-gjykatësi Luan Hasneziri ka shprehur përjetimet e tij pas ngjarjes që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, ku viktimë brenda sallës së gjyqit mbeti anëtari i togave të zeza, Astrit Kalaja.

Hasneziri tha se besimi i publikut te gjyqësori është tepër i ulët për shkak edhe të rrjedhës historike të Shqipërisë. Ish-gjyqtari akuzoi edhe politikën pasi sipas tij, me gjuhën e urrejtjes ndaj togave të zeza ka nxitur qytetarët për t’i sulmuar ata.

“Unë në fakt duke qenë edhe pjesë e sistemit gjyqësor si gjyqtar prej 20 vjetësh dhe i larguar tashmë prej procesit të Vettingut, të cilin koha do ta gjykojë. Mendoj se ngjarja është një kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar për faktin se i gjithë opinioni publik por edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë një urrejtje patologjike ndaj pushtetit gjyqësor dhe juristët e kuptojnë se është urrejtje pa arsye.

Kjo ka aspektin historik se Shqipëria si një vend i vogël dhe pastaj i pushtuar e me pushtet diktatorial, asnjëherë s’kemi pasur drejtësi të pavarur. Ku gjyqtari gjithmonë shikohej si njeri pabesueshëm por edhe politika aktuale duke etiketuar gjyqtarët dhe mbarsur opinionin publik ka sjellë këto pasoja kaq të rënda. Unë e kam përjetuar shumë keq pasi edhe e kam njohur të ndjerin, pasi kam qenë ish kolegu i tij. Ishte një goditje e rëndë për të gjithë sistemin e drejtësisë por edhe shtetin e së drejtës. Duhet të merren masa të menjëhershme që të garantohet siguria e gjyqtarëve por edhe të sillet fryma e besimit të qytetarëve tek gjykata”, tha Hasneziri për “A2 CNN”.

 

 

1 Komente

  1. Z
    Zhuzhu

    Trinomi Politike - Drejtësi - Qytetar : Politika përçmon qytetarët .edhe intimidon drejtësinë ! Drejtësia ka frikë nga politika dhe godet/ zvarrit dhe përçmon qytetarët ! Qytetarët joshen nga politika mgjth janë të neveritur prej saj dhe urrejne drejtësinë ! Jemi thjesht pjellë e te njejtit mentalitet dhe ADN , w të njëjtës kulturë , por fati ka përcaktuar viktimat dhe fitimtarët ! Kush është poshtë shtypet , ndërsa kush është lart ose flirton me atë që ka më shumë fuqi sesa ai ,ose i nënshtrohet për të nënshtruar ata që ka më poshtë me porosi të atij që ka më lartë !

    Lini një Përgjigje