Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka.
Irena Gjoka ka deklaruar në KLGJ se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi.
Sipas njoftimit zyrtar, ILD thotë se ka shqyrtuar ankesën e regjistruar dhe ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime për shkelje disiplinore.
Në këto kushte, ILD thotë se ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor me iniciativë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe me nismën e ankueses.

Më 30 janar, 6 anëtarë të KLGJ votuan kundër një projektvendimi që e çonte çështjen në Komisionin e Karrierës, me argumentin se vendimmarrja i takon ILD.
Vetë magjistratja Gjoka në një letër që i pati dërguar KLGJ shprehet e bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje kur nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit vendimin e Gjykatës së Janinës së korrikut 2005. Ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar pa shpjegime hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka patur dijeni as për procesin dhe as vendimin gjyqësor, i cili sipas vetë ligjeve greke është arkivuar dhe asnjëherë nuk mori vendim të formës së prerë. Po për këto arsye ajo deklaron se nuk është në kushtet ligjore ku funksioni i saj si gjyqtare, mund të vihet në dyshim.
Lini një Përgjigje