TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 19:47

Dritan Goxhaj tregon skemat: Ja si pushteti po tenton të përçajë protestën

Shkruar nga Pamfleti
Dritan Goxhaj tregon skemat: Ja si pushteti po tenton të
Dritan Goxhaj

Një tjetër çështje e diskutuar në intervistën e Dritan Goxhajt për podkastin e Pamfletit “Të Pashoq” ishte raporti i protestës me partitë politike, si dhe afrimi i deputetes Mariana Koçeku me lëvizjen qytetare. I pyetur nga gazetarja Edjona Dervishi nëse ka pasur kontakte nga opozita apo tentativa për ta orientuar protestën politikisht, Goxhaj deklaroi se organizatorët kanë mbajtur qëndrim të prerë kundër përfshirjes së partive në drejtimin e protestës.

Intervista:

Edjona Dervishi: Po, nga radhët e opozitës jeni kontaktuar, për shembull? Sepse duke qenë se ju po e përfshini edhe opozitën në kërkesat tuaja, slogani kryesor është “Berisha në burg, Rama në Burg”.

Dritan Goxhaj: Shiko, pavarësisht këtij slogani, nuk ka pasur asnjë kontakt nga opozita, me sa di unë, me grupin koordinues. Asnjë nga deputetët e opozitës nuk ka bërë ndonjë kontakt.

Edjona Dervishi: Po tentativa nga parti të caktuara, sidomos për t’ju përçarë apo për t’ju bashkuar?

Dritan Goxhaj: Tentativa për përçarje ka pasur sa të duash. Të të gjitha formave. Që nga futja e njerëzve në foltore për të thënë diçka që më pas mund të përdorej për etiketimin e protestës. Por këto janë marrë gjithmonë si qëndrime individuale.

Grupi ka vendosur që disa personave të mos u japë më fjalën, pikërisht që nesër qeveria apo opozita të mos përdorin deklaratat e tyre për ta futur protestën në një kah politik që ata dëshirojnë.

Do të ketë gjithmonë përpjekje për përçarje. Individë që mundohen ta bllokojnë, individë që krijojnë grupe të ndryshme. Këto janë të pashmangshme në një protestë të tillë.

Për sa kohë protesta nuk është partiake, gjithkush kërkon t’i japë një kahje partiake ose një drejtim tjetër. Këto janë të pashmangshme.

Kontakte nuk ka pasur. Grupi koordinues ka pasur një qëndrim të qartë: çdo deputet që dëshiron të flasë në këtë protestë duhet të japë dorëheqjen nga mandati. Çdo kryetar partie duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe pastaj mund të vijë e të flasë sa të dojë.

 

goxhaj

Lini një Përgjigje