TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 10:55

Dosja 'Partizani'/ Avokatja e Berishës shkon në SPAK, merr dosjen dhe firmos mbylljen e hetimeve për ish-kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Dosja 'Partizani'/ Avokatja e Berishës shkon në SPAK, merr

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”!

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për ish kryeministrin Sali Berisha dhe financieren Andia Pustina.

Avokatja ka dalë nga ambientet e SPAK me një dosje voluminoze në duar, ku ishin aktet hetimore që ka tërhequr.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14.00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

 

Lini një Përgjigje