TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 10:32

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, zhvillohet sot seanca dëgjimore me 11 kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, zhvillohet

Kanë nisur që prej orës 09:00 seancat dëgjimore me 11 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të policisë. Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LAW.

Seancat dëgjimore do të bëhen në bazë të rendit alfabetik. I pari do të fillojë Adriatik Tafçiu dhe i fundit për seancë do të jetë Skënder Hitaj i cili mban aktualisht postin e Drejtorit të Policisë në Durrës. Komisioni i Posaçëm i përbërë nga sekretarja e Ministrisë së Brendshme Suzana Hoxha, zëvendësministri Besfort Lamallari dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, do të dëgjojë platformën e 11 kandidatëve.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisës së shtetit.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Lini një Përgjigje