
Procesi për çështjen ‘Babale’ në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish
Seanca e radhës do të mbahet ditën më datë 22 maj në orën 10:30.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shëndetësore.
Avokati i cili po mbron Geron Xhafën, Ardian Visha kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.
‘Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Ansamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur është sëmurë avokati mundon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht”, tha Visha.

Kujtojmë se në Apel deputeti Salianji kundërshtoi dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.
Lini një Përgjigje