TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2024, 12:43

Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës, refuzon heqjen e sekuestros së telefonit të bashkëshortes së tij

Shkruar nga Pamfleti

Dosja 5D/ GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës, refuzon

Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish drejtorit të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës Redi Molla për heqjen e sekuestros së telefonit të bashkëshortes së tij, në kudër të hetimeve për dosjen 5D.

Telefoni i markës Iphone do të që qëndrojë i bllokuar në SPAK për të cilën mbi të do të kryen veprime.

Celulari në fjalë pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme.

Redi Molla është ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.

Për të njëjtin subjekt është arrestuar edhe drejtori tjetër Mariglen Qato, ndërsa i kanë dhënë subjektit tenderë në konflikt interesi.

dosja 5d gjkko kerkese redi molla

Lini një Përgjigje