
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera arrestime. Sipas tij ky është vit zgjedhor edhe për SPAK dhe do ketë zhvillime të nxehta.
“Ky nuk është vit zgjedhor vetëm për parti, por dhe për SPAK. SPAK ndryshon drejtuesin e tij dhe drejtuesen e BKH. Ky vit kërkon rezultate. Do jetë vit shumë i nxehtë. Do ketë dhe çështje të tjera. Ky ishte një vit që filloi shumë fort se në bazë të rezultateve prokurorët kanë ligjitimin për të garuar për drejtues. Dumani ka shpresë se do të ketë mundësi të një mandati të dytë nëse do ketë ndryshime kushtetuese. Duhen 94 vota të bëhet ky ndryshim”, tha ai.
Po ashtu foli lidhur me institucionet që kontrollojnë veprimtarinë e SPAK të cilat janë 8 institucione. Sipas tij, KLP nxjerrë rezultate vjetore të performancës së punës së prokurorëve, gjë të cilën e ka shmangur me prokurorët e SPAK.
“Flasim për KLP që çdo vit nxjerrë vlerësimin për prokurorët. Më SPAK nuk ndodh, është shtyrë në kohë. Nëse do të kishim një pikëzim çdo vit, në përfundim e kishim panoramën e qartë. Ka 8 institucione për të kontrolluar SPAK. Të shihet si është SPAK në lidhje me ligjet por jo të shkrihet, as organet kontrolluese të jenë duke fjetur gjumë. Kryeministri të heq nga puna kur fle gjumë. Rastet kur merr një masë dhe del i pafajshëm, paguhesh në bazë të dënimit që ke bërë. Paguajnë taksapaguesit. Nëse ke 4-5 akuza nuk është problem sistemi, je ti. Prandaj ne sot kemi barrën që paguajmë. 18 veta u mbajtën në paraburgim dhe dolën të pafajshëm, kush i paguan këta”, tha ai.
Lini një Përgjigje