TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2025, 12:00

Do të bllokohej më 13 mars, TikTok ende i aksesueshëm; 1.5 milionë shqiptarë raportojnë vështirësi në përdorim

Shkruar nga Pamfleti

Do të bllokohej më 13 mars, TikTok ende i aksesueshëm; 1.5

Edhe pse Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit të merrnin masat e nevojshme për bllokimin e aksesit në TikTok, platforma sociale duket se ende nuk është mbyllur plotësisht.

TikTok vijon ende të hapur në Shqipëri, por megjithatë duket se kanë filluar në shumë celularë vështirësitë në përdorim, si shenja që bllokimi është në proces.

Vendimin për ta mbyllur TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, qeveria mori pasi u konsultua me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë. Më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e quan censurë ndaj fjalës së lirë.

TikTok pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

 

Lini një Përgjigje