
Pano Soko nga Nisma Thurje, ka folur mes të tjerash në lidhje me deklaratën e Edvin Kullurit i cili tha se “Nisma Thurje” mund të jetë aleate e “Djathtas 1912” në zgjedhjet e 2025.
Në një lidhje skype në News24, Soko u shpreh se një nga kriteret për bashkëpunim, është që aleatët të mos kenë qenë pjesë e qeverisjes.
Kjo sipas tij ngushton mundësitë e bashkëpunimin, duke përfshirë këtu edhe “Djathtas 1912”.
“Ftesat diskutohen në forumet tona, raportet tona për aleancat janë që jemi të hapur me këdo për të bashkëpunuar me këdo që nuk ka qenë pjesë e maskaradës që është bërë në 30 vite. Besoj se rrezja e bashkëpunimet na ngushtohet mjaftueshëm, sidomos për parti që krijohen nga franksionimi i partive të tjera”, tha ai.
Lini një Përgjigje