TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 22:18

"Dimër përvëlues", Vangjeli tregon pse u shty me një muaj kongresi i PS-së

Shkruar nga Pamfleti

"Dimër përvëlues", Vangjeli tregon pse u shty me

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 nëntorit, është shtyrë për në fillim të dhjetorit. Vendimi është komunikuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryesocialisti Rama.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se shtyrja e kongresit të PS-së paralajmëron një dimër përvëlues. Vangjeli tha se Kongresi i Jashtëzakonshëm u shty me një muaj në pritje të asaj që do të ndodhë tek rruga e Burgut.

“Kryeministri i vendit është më i informuar qoftë dhe instikti i tij politik qoftë dhe informacioni për shkak të detyrës i rrëfejnë atij që dimri do të jetë përvëlues. Kongresi i jashtëzakonshëm që u tha do të konstituonte strukturën drejtuese të saj që do të mbahej më 4 nëntor u shty me një muaj në pritje të asaj që do të ndodhë tek rruga e Burgut”, tha Vangjeli në emisionin “Kontrast”.

Kaosi që opozita i shkaktoi sot Kuvendit sipas Vangjelit ka të bëjë me dosjet e SPAK.

“Seanca që ndodhi sot është deja vu e përpiktë me atë që ndodhte në dimrin e 2018, 2019, është po e njëjta retorikë por thelbi është diku tjetër. Ndryshimi epokal që po ndodh. Hyrja e një pushteti të ri. Besoj se do të ketë lajme të nxehta dhe do të shënjojë humorin, tensionin apo dhe ndryshimet në platen e kongresit të socialistëve”, u shpreh analisti.

vangjeli kongresi i ps dimer pervelues

Lini një Përgjigje