
Analisti Ben Andoni duke analizuar situatën politike në vend, deklaroi se në spektrin e së djathtës duhet të vijë një tjetër forcë politike që të drejtojë Shqipërinë.
Duke iu referuar situatës që po kalon Partia Demokratike dhe përplasjes së vazhdueshme me mazhorancën, gjë e cila arriti kulmin ditën e sotme me konfliktin fizik mes deputetëve në Kuvend, Andoni nënvizoi se “është ulëritëse ardhja e një të djathte shqiptare, të vijë një e djathtë tjetër që të drejtojë Shqipërinë”.
Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1, ai vuri në dukje se Berisha tashmë është në politikë me cilësitë historike të Partisë Demokratike dhe jo ato të aktualitetit politik. Sipas Andonit, Partia Demokratike po vuan nga problemi i njerëzve me kredite të ulëta dhe askush në PD nuk po hap vendin për figura të reja.
“Berisha në gjykimin tim më shumë është në funksione historike sesa politike. Problemi i njerëzve të PD është kreditit e saj më të ulëta. Askush në PD nuk hap vend për figura”, theksoi Andoni.
Andoni bëri edhe një parashikim për të majtën shqiptare teksa nënvizoi se “atë që e pret PS-në pas kësaj është dhe më keq se PD-ja”, duke sjellë në vëmendje se si u përça Partia Demokratike 2 vitet e fundit dhe se ky skenar e pret edhe Partinë Socialiste.
Andoni shtoi se qëllim i Partisë Demokratike është “mbijetesa në legjislativ dhe mbrojtja e kauzës së PD duke i lënë gjërat e brendshme në një kohë të mëvonshme këtë nuk e kanë bërë dhe ky është gabim i madh”.
Lini një Përgjigje