
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai ironizon duke thënë se deklaratat e tij janë “si të bësh dashuri me Rihanën, pasi e di që ajo gjë nuk do ndodhë. Vangjeli shprehet se Basha refuzoi një gjë që nuk mund ta marrë.
“Kjo është si të thuash të bësh dashuri me Rihanën. Ngaqë e di që ajo nuk do të bëjë dashuri me mua, refuzoi një gjë që nuk mund ta marrë, refuzoi një gjë që nuk ka ndërmend njeri t’ja ofrojë, edhe pak se do të hymë në qeveri, ashtu ka mbajtur gardhin e tij, këtë e dinë të gjithë në Tiranë. Tek oferta, Rama është njeriu i fundit që ka nevojë të bëjë ndryshime në kod, i detyruar të bëjë me problemin e herësit i intereson ky sistem që vetë ai ia bëri arkitekurën 2019 dhe e zbatoi Damian Gjiknuri, modeli që ai ka shanset për të fituar, nëse do të ketë ndryshime rezervuari i parë do të jetë Basha, ai jo të kërkojë por të presë oferta”, tha Vangjeli për “Të paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje