
Ushtria shqiptare nuk ka ndonjë fuqi domethënëse në rang global. Për të gjithë treguesit, që nga burimet njerëzore, e deri tek armatimi, gjeografia dhe paratë që investohen, ne renditemi në vendin e 90-të në botë, ngjashëm me shtete si Zambia, Irlanda e Hondurasi. Por, ajo që na jep fuqi, edhe pse me numra modestë, është prania në Aleancën Atlantike të Veriut.
“Ushtria shqiptare ka 30 vite që është lënë krejtësisht pas dore, në bazën e Kuçovës e kishim si diçka të jashtëzakonshme, por në krahasim me bazën e Kuçovës në kohën e komunizmit është diçka modeste. Por Shqipëria ka nevojë të ketë një ushtri më të përgatitur se kaq, mbi te gjitha dhe brenda NATO-s. Ka nevojë të shkojë tek minimumi 2% i GDP brenda NATO-s. Megjithëse Shqipëria rrezikun nuk e ka duhet të jetë dinjitoze me ushtrinë e saj aq modeste sa mund të jetë”, thotë Ledion Krisafi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare për Euronews.
Në rajonin tonë, fuqi e parë ushtarake është Serbia, e cila ruan vendin e 56 në botë, dhe pas saj jemi ne, në listën që mbyllet nga Kosova në vendin 135-të. Nëse do të shohim në përballje mjetesh e personeli; flota jonë është disa herë më e vogël se ajo që ka Serbia, e cila shihet si faktor kërcënimi dhe destabiliteti për Ballkanin, e veçanërisht për Kosovën.
“Nuk mund të flas për pushim klasik, por flas për destabilitet, pasi siç e shohim ekuilibrat globalë po lëvizin me shpejtësi. Në rajon kanë ardhur disa herë sinjale nga Moska, nga Bosnja, nga Serbia”, shprehet Krisafi.
Lini një Përgjigje