
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, është përplasur në distancë me gazetarin Blendi Fevziu.
Me anë të një videoje në Facebook, ka deklaruar se ka pasur një fushatë të madhe ndaj prodhimit vendas të perimeve dhe frutave.
Pa i përmendur emrin, Braçe përmendi rastin kur Blendi Fevziu, me anë të një aparati deklaroi se frutat e perimet shqiptare kanë nitrat.
Braçe i ka cilësuar të gjitha këto një fushatë kundër prodhimit, teksa u shpreh se bëhet për të reklamuar “lodra kineze”.
“Ka qenë pjesë e një fushate të madhe kundër prodhimit vendas për të shitur ca lodra të poshtra kineze pa asnjë bazë shkencore e ligjore. Kanë përfshire prezantues, thotë njëri aty ky aparat qenka fantastik, ku keni qenë më parë. Okuliste, nutricioniste që thotë dhe më habit ‘do ia sugjeroj çdo pacienti dhe çdo konsumatori të biznesit tim’. Apo dietologë, thotë njëra këtu unë tani e përdor për krijimin e dietave ushqimore sepse nitrati është element shumë i dëmshëm dhe që duhet kontrolluar me çdo kusht. Apo aktorë të mëdhenj që janë futur në politikë që thonë që e zbulova rastësisht në internet. Këta janë paguar të gjithë për këtë fushatë. Kanë bërë dëm. Ndikimi i tyre ka qenë i tillë sa ka bërë dëm kolosal për bujqit”, shprehet Braçe.
Lini një Përgjigje