
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, sot meriton medalje, jo vetëm si kantieri me rekordin negativ më të zgjatur të punimeve në Evropë, por edhe përtej. Medalja, madje mund t’i jepet edhe për çmimin që në krye të herës u llogarit 135 mln euro, ndërsa me kalimin e viteve u rrit në 250 mln. Dhe për të marrë, shtesën janë dashur përpjekje, negociata, kontrolle dhe ndryshime të projektit në letër.
Por duket se kjo rrugë nuk ka ende një datë se kur përfundon. Autoriteti Rrugor e ka reklamuar sot në rrjetet sociale, duke thënë se 66 për qind e punimeve në segmentin e tretë janë realizuar, por se kur do të jetë e aksesueshme nuk dihet.
“Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, segmenti nr.3, po vijojnë punimet duke arritur realizimin fizik rreth 66%; Aktualisht në këtë segment po punohet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim, punime të cilat janë drejt përfundimit; Paralelisht vijon puna gjatë gjithë gjatësisë së rrugës për mbrojtjen dhe sistemimin e skarpatave me rrjeta”, njofton ARRSH.
Lini një Përgjigje